Kryeministri Kurti takon ambasadoren e Kroacisë Barisiç

Në vazhdën e takimeve që po zhvillon kryeministri Albin Kurti me ambasadorët e akredituar në Kosovë, Kurti ka pritur në takim edhe ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barisiç, raporton Ekonomia Online.

Shefi i ekzekutivit, Albin Kurti ka thënë se do të vazhdojë bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë.

E ambasadorja Barisiç ka uruar fillimisht Kurtin për marrjen e mandatit, duke thënë se raportet Kosovë-Kroaci do të thellohen edhe më shumë.