Kryeministri Kurti sapo e mori vaksinën antiCOVID

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka marrë i pari në vend vaksinën Anti-COVID të AstraZenecas.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është vaksinuar sot kundër COVID-19.

Kurti ka marrë vaksinën i pari në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.

Ndërsa, sot pritet të vaksinohet edhe një pjesë e stafit shëndetësorë në Klinikën Infektive.

Vaksinimi do të vazhdoj edhe nesër në Klinikën Infektive dhe në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.

Ndërsa, në komunat tjera, qytetarët pritet të vaksinohen gjatë të enjtes dhe të premtes.

Në fazën e parë, sipas planit të vaksinimit do të vaksinohen grupet me rrezik të lartë ku përfshihen punëtorët shëndetësorë, banorët dhe punëtorët shëndetësorë të shtëpive të kujdesit për të moshuarit, grupmoshat 80+ dhe një pjesë e popullsisë me sëmundje kronike (persona në dializë, persona me diabet, sëmundje kardiovaskulare).

Në këtë grup, numri i përgjithshëm i personave llogaritet të jetë 54.000 mijë apo 3 për qind e popullsisë së përgjithshme të Kosovës.

Faza e dytë përfshinë grupmoshat 65-79 vjeç, popullsia e mbetur me sëmundje kronike, mësimdhënësit dhe forcat e sigurisë që janë të përfshira në menaxhimin e pandemisë COVID-19. Ky grup përbëhet nga 306.000 persona apo 17 për qind e popullsisë.

Ndërkaq, për fazën e tretë parashihet të bëhet vaksinimi i 50 për qind të popullsisë në mënyrë që të arrijë 900 mijë persona ose 70 për qind të mbulimit të përgjithshëm të popullsisë me vaksinën COVID-19.