Kryeministri Kurti nga Vjena kërkon që Kosova e Serbia të zotohen se nuk e sulmojnë njëra-tjetrën

Kryeministri Albin Kurti në Samitin e Ballkanit Perëndimor që u mbajt në Vjenë ka kërkuar që Kosova e Serbia të zotohen se nuk e sulmojnë njëra-tjetrën, kërkesë që ia ka bërë të martën presidentit Vuçiq në Bruksel.

Kurti ka shkruar se këtë Samit ka kërkuar poashtu që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës.

“Kosova dhe Serbia të bëjnë një deklaratë të përbashkët të paqes me zotim për mos-sulmim, Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe të ballafaqohet me të kaluarën, si dhe Kosova e Serbia të zbatojnë reciprocitetin sa i përket të drejtave të pakicave”, ka shkruar Kurti.