Kryeministri Kurti cilëson prioritet shtetëror përkrahjen e sportit

Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti ka pritur sot në takim presidentin e Komitetit Olimpik të Kosovës Ismet Krasniqin dhe sekretarin e përgjithshëm Besim Alitin.

Pjesë e këtij takimi ishin edhe ministri për Kulturë, Rini dhe Sport Hajrullah Çeku dhe zëvendësministrja Daulina Osmani, përcjell KosovaPress.

Kryeministri Kurti u shpreh i gatshëm që ta fuqizojë sportin sa më shumë, ku e cilësoi si fushë me interes dhe prioritet shtetëror.

Ndërkaq, presidenti i KOK-ut Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm Besim Aliti shfrytëzuan rastin që ta falënderojnë kryeministrin Kurti për mikpritjen e sotme dhe përkrahjen e vazhdueshme të sportit në vend.

Po ashtu, presidenti Krasniqi prezantoi punën dhe objektivat që ka KOK-u për zhvillimin e sportit kosovarë.

Pjesë e takimit të sotëm ishte edhe diskutimi mbi infrastrukturën sportive si pjesë kyçe për masovizimin dhe rezultatet sportive.