Kryeministri Kurti bën homazhe në ora 09:00 në nderim të aktorit Rasim Thaçi-Cima

Në Teatrin Kombëtar të Kosovës, duke filluar nga ora 09:00 deri në orën 11:00 do të bëhen homazhe për nder të artistit dhe humoristit të mirënjohur, Rasim Thaçi-Cima, përcjell Ballkani.info

Në orën 09:00 pritet të bëjë homazhe edhe Kryeministri i vendit Albin Kurti ndërsa në 09:30 pritet të bëjë homazhe Kryetari i Kuvendit njëherësh UD. i Presidentit, Glauk Konjufca.

Artisti Rasim Thaçi-Cima ndërrroi jetë dje pas infektimit me Covid-19.