Në një deklaratë për gazetarët gjatë Forumit Strategjik në Bled, kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq sqaroi deklaratën e tij në lidhje me “luftën civile”, duke thënë se në Serbi pas ngjarjeve tragjike – vrasjes masive në shkollën e Beogradit dhe rënies së mbulojes në Novi Sad – është krijuar një atmosferë në të cilën protestat kanë vazhduar për më shumë se dy vjet, e cila është “një situatë që nuk është e zakonshme”.
Qëllimi i deklaratës së tij në panel ishte pra t’i jepte audiencës që “nuk i ndjek të gjitha detajet” e situatës në Serbi “një përshtypje të vogël se si duket e gjitha, veçanërisht në muajt e fundit”. “Mos mendoni se po mbështes një skenar të tillë, thjesht po e përshkruaj ftohtësisht”, theksoi ai, transmeton Ballkani.info.
Në panel, Plenkoviq përmendi gjithashtu rastin e Banjskës, konfliktin midis policisë së Kosovës dhe serbëve të armatosur mirë pranë manastirit me të njëjtin emër nga shtatori 2023, i cili kaloi “pa deklarata ose artikulime serioze nga askush në BE”. “Ne bëmë sikur nuk ndodhi”, paralajmëroi ai.
Prandaj, Plenkoviq bëri thirrje për “qetësi” në lidhje me çështjen e zgjerimit dhe ndryshimeve në kontekstin global, duke paralajmëruar se aktorët e tretë do të jenë gjithnjë e më me ndikim në vendet kandidate sa më gjatë që ato të jenë jashtë Bashkimit Evropian. /Ballkani.info/







