Kryeministri kroat bashkë me disa ministra vizitojnë të lënduarit në spital nga aksidenti

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, së bashku me ministrin e Jashtëm, Gordan Grliq Radman dhe ministrin i Brendshëm, Davor Bozinoviq, kanë shkuar për të vizituar të lënduarit në spitalin që gjendet në qytetin Slavonski Brod.

Atje, atyre u bashkua edhe ministri i Shëndetësisë, Vili Berosh, i cili ka qenë në Slavonski Brod që nga mëngjesi për shkak të aksidentit të rëndë, ku kanë vdekur 10 shtetasē kosovarë.

Për në Kroaci janë nisur edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia si dhe shefi kabinetit të Vjosa Osmanit, Blerim Vela, shkruan index.hr