Shefi i misionit të Republikës së Kosovës në Toronto të Kanadasë Donat Syla, përmes një postimi në rrjete sociale ka bërë të ditur se ka pranuar një urim nga kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau.
Ky urim vie me rastin e shënimit të 14 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës në një aktivitet ekspozitë të organizuar nga Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me organizatat hebraike në Kanada.
Në letrën e tij kryeministri kanadez ndër të tjera thotë: Kam kënaqësinë të dërgoj përshëndetjet e mia më të ngrohta për të gjithë pjesëmarrësit e ekspozites “BESA: Kodi i Nderit”.
Të udhëhequr nga kodi tradicional i nderit shqiptar, te njohur si Besa, që do të thotë për të mbajtur fjalen, shqiptaret rrezikuan jetën e tyre për të siguruar ndihmë dhe strehë për komunitetin hebre gjatë pushtimit nazist.
Dëshiroj të falënderoj Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës dhe Beth Emeth Bais Sinagoga Yehuda për organizimin e kësaj ngjarje. Jam i sigurt se të gjithë të pranishëm do të preken nga guximi, dhembshuria, humanizmi dhe shpresa e pasqyruar në këto imazhe dhe histori.
Ju lutemi pranoni urimet e mia më të mira për kete event”.







