Kryeministri Izraelit pas njohjës së Kosovës: Është shteti i parë më shumicë myslimane që do ta hapë ambasadën në Jeruzalem

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka konfirmuar njohjen e Kosovës nga Izraeli, njoftojnë mediat izraelite.

Kosova dhe Izraeli do të vendosin marrëdhënie diplomatike, si dhe pas zotimit të Serbisë që të zhvendosë ambasadën e saj në Jerusalem në vend të Tel Aviv’it.

Lexo Edhe:

Trump për Hotin dhe Vuçiqin: Jam krenar që i ndihmova këta liderë

Presidenti amerikan Donald Trump tha të premtën se Serbia është zotuar që të lëvizë ambasadën e saj në Jerusalem dhe Kosova dhe Izraeli janë pajtuar të normalizojnë lidhjet dhe të vendosim marëdhënie diplomatike.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha të premten se falenderon presidentin e Serbisë Aleksander Vuçiq pë vendimin për të njohur kryeqytetin e Izraelit, Jerusalemin.

Netanyahu ka shtuar në deklaratën e tij se Izraeli dhe Kosova do të krijojnë marëdhënie diplomatike.

“Trump i telefonoi Netanyahut gjatë takimit të së premtes me kryeministrin kosovar, Avdullah Hoti dhe i përgëzoj të dy liderët për vendimin e tyre. Hoti po ashtu tha se Kosova do ta hap ambasadën e saj në Jeruzalem”, shkruan gazeta më e madhe izraelite “Haartz”, transmeton Ballkani.info.

Në anën tjetër, Netanyahu duke folur për Kosovë tha se “ky do të jetë shteti i parë më shumicë myslimane që do ta hapë ambasadën në Jeruzalem. Siç kam thënë në ditët e kaluara, qarku i paqës dhe njohjes së Izraelit është për t’u përshendetur dhe pres që edhe shtetet tjera ta bëjnë këtë”, ka thënë Netanyahu.