Kryeministri i Luksemburgut tregon se njëri prej zyrtarëve policor të tij vjen nga Kosova

Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Battel, ka thënë se shteti i tij e ka një pjesë të numrit të kosovarëve që jetojnë dhe veprojnë atje.

Ai, në një konferencë për media gjatë vizitës në Kosovë, ka bërë me dije se një zyrtar policor i tij është nga Kosova dhe se ky është krenar me punën e tij.

“Një pjesë e kosovarëve ka ardhur në Luksemburg, ku kanë gjetur shtëpitë e tyre kur ka qenë një kohë e vështirë për ata”.

“Një zyrtar policor i imi që është sot këtu me mua është nga këtu. Kosovarët që jetojnë në Kosovë janë krenar për rrënjët e tyre, ne kemi një pjesë të Kosovës në Luksemburg”, ka thënë Battel.