Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti duke kutjuar ditën kundër terrorizmit ka thënë se kjo është një globale që duhet të luftohet globalisht, shkruan ballkani.info
Po ashtu kryeministri Hoti ka shtuar edhe se Kosova mbetet partner në mbrojtjen e vlerave që vendet demokratike përfaqësojnë në të gjithë botën.
“Kosova mbetet partner në mbrojtjen e vlerave që vendet demokratike përqafojnë në të gjithë botën. Ne nuk do të ndalemi në përpjekjet tona për të luftuar ekstremizmin e dhunshëm dhe terrorizmin”, ka shkruar Hotit në Facebook. /Ballkani.info/
Ky është shkrimi i plotë:
Sot, në Ditën Ndërkombëtare kushtuar viktimave të terrorizmit, kujtojmë dhe nderojmë të gjitha viktimat!
Themeluar në vitin 2018, Dita Ndërkombëtare kushtuar viktimave të terrorizmit shënohet çdo 21 gusht. Terrorizmi është një sfidë globale, dhe po ashtu duhet të luftohet globalisht, në të gjitha format dhe shfaqjet e tij, pasi që u shkakton dëme të përhershme njerëzimit. Kosova mbetet partner në mbrojtjen e vlerave që vendet demokratike përqafojnë në të gjithë botën. Ne nuk do të ndalemi në përpjekjet tona për të luftuar ekstremizmin e dhunshëm dhe terrorizmin.







