Kryeministri Avdullah Hoti ka bërë të ditur se të martën, në selinë e NATO-s në Bruksel, do të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm Jens Stoltenberg.


Kryeministri përmes një statusi në Facebook thotë se Kosova është e bekuar me miqtë e saj, në të dy anët e Atlantikut.

Postimi i tij:

Të martën, në selinë e NATO-s në Bruksel, takohem me Sekretarin e Përgjithshëm Jens Stoltenberg, të cilin e falënderoj për gatishmërinë.

Kosova është e bekuar me miqtë e saj, në të dy anët e Atlantikut.