Kryeministri Hoti takoi përfaqësuesit e ARKEP-it

Kryeministri Avdullah Hoti sot është takuar me përfaqësuesit e Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), më të cilët biseduan për zhvillimet e përgjithshme në sektorin e telekomunikimit në vend.

Qeveria e Kosovës e trajton me prioritet, si një interes strategjik për vendin, zhvillimin dhe avancimin e sektorit të telekomunikimit, në pajtim me ecurinë e zhvillimit global dinamik të këtij sektori”, shkruan Hoti.

Postimi i plotë i Hotit:

Bashkë me zëvendëskryeministrin Driton Selmanaj dhe me ministrin e Infrastrukturës, Arban Abrashi, takuam përfaqësuesit e Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), me të cilët biseduam për zhvillimet e përgjithshme në sektorin e telekomunikimit në vend.

Qeveria e Kosovës e trajton me prioritet, si një interes strategjik për vendin, zhvillimin dhe avancimin e sektorit të telekomunikimit, në pajtim me ecurinë e zhvillimit global dinamik të këtij sektori.