Kryeministri Hoti sot takohet në Paris me Macron

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, do të takohet sot në Paris me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Kështu është bërë e ditur me anë të një njotimi për media, duke treguar se si është organizuar kjo pritje.

Pritja zyrtare bëhet enkas për kryeministrin e Kosovës në Pallatin Elize në Paris dhe ajo tregon kujdesin dhe përkushtimin e presidentit Macron ndaj Kosovës dhe të ardhmes së saj euroatlantike.

Ky takim vjen para rifillimit të dialogut ku Hoti do të ulet me presidentin serb Aleksandër Vuçiq në Bruksel në praninë edhe të përfaqësuesit të lartë Josep Borrell dhe emisarit special të BE-së për dialogun, Mirolav Lajçak.