Kryeministri Hoti sot mbledh qeverinë e tij

Zyra e Kryeministrit njofton se sot do të mbahet mbledhja e qeverisë së Kosovës.Qeveria do të mblidhet në ora 16:00.

Mbledhja mbahet në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

Në njoftimin e Kryeministrisë nuk tregohet se për çka do të bisedohet në këtë mbledhje.Kryeministri gjatë ditës do të marrë pjesë edhe në shënimin e Ditës Ndërkombëtare kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore.Në ora 12:00, Hoti takohet me deputetët e komunitetit jo shumicë për të diskutuar planin për zbatimin e programit për rimëkëmbje ekonomike.