Kryeministri Hoti: Rreth 500 punëtorë do të përfitojnë nga Masa e 8
Ka nisur të bëhet nënshkrimi i kontratave për financim të projekteve nga Masa e 8 e Programit për Rimëkëmbje Ekonomike 2020.
Në këtë ngjarje ka marrë pjesë edhe Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, i cili ka thënë se është inkurajues fakti që rreth 500 punëtorë do të përfitojnë nga Masa e 8 e Programit për Rimëkëmbje Ekonomike 2020.
“Ju përgëzoj juve si përfitues dhe më inkurajon fakti që rreth 500 punëtore që do të përfitojnë nga Masa e 8 e Programit për Rimëkëmbje Ekonomike 2020”.
“Ne jemi të vetëdijshëm për situatën nëpër të cilën po kalojmë të gjithë së bashku – pasojat e pandemisë po i vuajmë të gjithë pa përjashtim”.
“Shpresoj që kjo masë sado simbolike që është – të jetë një lehtësim për bizneset e vogla dhe të mesme. Është me interes që janë marrë parasysh edhe specifikat e regjioneve të ndryshme në aspektin e zhvillimit rajonal”.
“Tani edhe kjo masë e zhvillimit rajonal e përmbyllë atë pikturën e përgjithshme dhe kompozicionin e plotë të masave për mbështetje financiare”.
“Kjo masë nuk është fundit, ne jemi të detyruar që edhe në vitin e ardhëm të parashohim një masë për rimëkëmbje ekonomike”.