Kryeministri Hoti mbledh sot ministrat, nuk dihen ende arsyet

Qeveria e Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës.

Mbledhja e Qeverisë së Kosovës, e kryesuar nga kryeministri Avdullah Hoti do të mbahet në orën 8:30.

Derisa nga zyra e kryeministrit kanë njoftuar për mbledhjen e sotme të kabinetit qeveritar, në këtë njoftim nuk kanë bërë të ditur pikat e rendit të ditës.