Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim të BE-së, Oliver Varhelyi i ka thënë atij se do të do të ndërtohet autostrada Prishtinë-Merdarë.
Hoti pas takimin me Varhelyi ka treguar se komisioneri ka sjellur një lajm fantastik në Prishtinë, planin për investime për rimëkëmbjen ekonomike për Ballkanin Perëndimor, që kap vlerën totale prej 28 miliardë eurosh.
“Komisioneri i BE-së na solli një lajm fantastik, planet e investimeve për rimëkëmbjen ekonomike për Ballkanin Perëndimor në vlerë totale prej 28 miliardë eurosh, 9 miliardë janë grant që i jepen Ballkanit Perëndimor. Ky është lajmi fantastik që Varhelyi solli në Prishtinë…Projektet që kemi propozuar si Qeveri janë përfshirë plotësisht, përfshirë autostradën Prishtinë-Merdarë, hekurudhën Prishtinë-Merdarë, projekti për ujërat e zeza në Prishtinë, projekti për fazën e dyrtë të Ibër-Lepencit dhe projekte të tjera”, tha Hoti para mediave.







