Kryeministri Hoti: FSK-ja në NATO është synimi ynë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka uruar qytetarët me rastin e dyvjetorit të Ushtrisë së Kosovës, shkruan ballkani.info

Në një postim në profilin e tij në Facebook, Hoti shkruan se FSK-ja në NATO është synimi ynë.

“FSK-ja në NATO është synimi ynë. Me profesionalizimin e tyre vajzat dhe djemtë e Kosovës do të japin kontribut të çmuar për paqe në rajon dhe në botë.” ka shkruar ai. /Ballkani.info/

Postimi i tij i plotë:

Kosovë, Urime 14 Dhjetori – Dita e Ushtrisë!

Dy vjet më parë, Kuvendi i Republikës së Kosovës miratoi tri Ligje, të cilat bën të mundur transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri.

Në këtë ditë historike uroj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, ndërsa pjesëtarët e FSK-së i përgëzoj për të arriturat e vazhdueshme.

Angazhimi dhe përkushtimi i djemve dhe vajzave tona në FSK është për çdo lëvdatë, ndërsa ndihma e miqve tanë në ngritjen e kapaciteteve të tyre ka qenë dhe mbetet e jashtëzakonshme, për çka u jemi falënderues përherë.

FSK-ja në NATO është synimi ynë. Me profesionalizimin e tyre vajzat dhe djemtë e Kosovës do të japin kontribut të çmuar për paqe në rajon dhe në botë.