Gjashtë shtetas turq u deportuan nga Kosova për në Turqi gjatë muajit mars të këtij viti.
Kjo çështje ishte bërë temë diskutimi, kishte shkarkime të zyrtarëve të institucioneve.
Parlamenti i Kosovës ka formuar një Komision Hetimor në lidhje me deportimin e gjashtë shtesave turq nga Kosova, që ishin pjesë e Organizatës FETO e cila është e shpallur si terroriste në Turqi.
Komisioni Hetimor sot ka ftuar kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj që të deklarohet lidhur me atë që di.
Haradinaj tha se ky është argument që demokracia është funksionale në Kosovës.
Ky është postimi i plotë i Haradinajt
Sot, i jam përgjigjur ftesës së Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me rastin e ndalimit dhe dëbimit të gjashtë shtetasve turq. Para anëtarëve të Komisionit kam paraqitur të gjitha rrethanat dhe informacionet relevante që kam disponuar për këtë akt. Ndriçimi i plotë i këtij rasti është me interes për demokracinë, sundimin e shtetit ligjor dhe kushtetutshmërinë në vendin tonë. Instrumenti i kontrollit dhe balancit në mes të legjislativit dhe ekzekutivit duhet të jetë funksional në çdo kohë. Akti i sotëm është shembulli më i mirë se demokracia në Kosovë është funksionale.









