Kryeministri Haradinaj sfidon Kurtin(FOTO)

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i është përgjigur sfidës së ish-presidentes Atifete Jahjaga për të mbjell në pemë në kuadër të fushatës që po zhvillohet kohëve të fundit.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka shkruar se pemën e mbolli në kopshtin parashkollor ‘Milingonat’, për të bartur kështu shembullin te fëmijët se sa i rëndësishëm është mjedisi i gjelbër,

Ai për të vazhduar këtë sfidë ka nominuar kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin.

Më poshtë postimi i Haradinajt:

Sot iu përgjigja ftesës së Presidentës Jahjaga në përkrahje të fushatës “Mbjelle një pemë”. Zgjodha Kopshtin Parashkollor “Milingonat” në Kodrën e Trimave, për ta bartur shembullin tek fëmijët se sa i rëndësishëm është mjedisi i gjelbër dhe bashkëveprimi me natyrën.

Që ta vazhdojnë këtë fushatë vetdijësimi, sfidoj kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje – Albin Kurti, drejtuesin e kompanisë teknologjike Gjirafa – Mërgim Cahani, teologun Xhabir Hamitin, Dom Lush Gjergjin, Shejh Xhemajli Shehun, igumenin e Manastirit të Deçanit – Sava Janjiq, tenorin Ramë Lahaj, sopranon Adelina Paloja, aplinisten Arineta Mula dhe këshilltarin tim Halil Matoshi.

Ta dëshmojmë dashurinë ndaj Kosovës, duke e ruajtur dhe rivitualizuar mjedisin tonë.