Kryeministri
Kryeministri Haradinaj ndan medalje për ansamblin “Shota”
Kryeministri Ramush Haradinaj me medaljen e Gjergj Kastriot-Skënderbeu ka nderuar Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota”.
Ky takim, Haradinajt i shërbeu për të reflektuar rreth përgjegjësisë së ekzekutivit ndaj ansamblit.
“Jam i nderuar se kam parë vlera artistike dhe fuqi njerëzore të jashtëzakonshme dhe e kam parë shqiptarin në mënyrë më të mirë të përfaqësuar në aspektin kulturor. Ky takim ka qenë reflektues edhe për përgjegjësit që i ka qeveria për këtë ansambël, jam i bindur edhe sot se Kosova është me fat që ka këtë ansambël që gëzon vlera të qarta kulturore dhe artistike”, u shpreh Haradinaj, përcjell KosovaPress.