Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook, i ka shprehur ngushllime familjes së Nexhat Daci, ku pas një orteku ditën e sotme në Brezovicë, humbi jetën djali i tyre, njëherish zv.Ministri i Diasporës, Arian Daci.

‘Ngushëllimet më të sinqerta miku im, Akademik Nexhat Daci’, ka shkruar ndër të tjerash Haradinaj, përcjell Ballkani.info.

Postimi i plotë:

I tronditur nga fatkeqësia në Brezovicë, ku humbi jetën Arian Daci, zëvendësministër i diasporës, kurse mbeti i lëndur Ardian Bakalli. Ngushëllimet më të sinqerta mikut tim, Akademik Nexhat Dacit, familjes së ngushtë të Arianit si dhe miqve e kolegëve të tij.