Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në intervistën e tij në Pressing, ka treguar se ka qenë i fasionuar pas shkencave natyrore.

Ai ka treguar ngjarje të shumta nga jeta e tij personale, duke thënë se edhe sot vazhdon të lexojë rreth universit, diellit dhe tokës, transmeton Ballkani.info.

Në pyetjen e gazetarit se a beson se Zoti e ka krijuar jetën në tokë dhe gjithësinë, apo beson në teoritë shkencore, Haradinaj ka thënë se nuk mund të japë përgjigje.

Haradinaj ka thënë se ai beson se egziston një Zot apo fuqi mbinatyrore, por sa i përket krijimit të gjithësisë, thotë se ka lexuar shumë përfundime të nxjerra nga shkenca andaj edhe nuk është i qartë në këtë pikë, kështu që sipas tij, ai ndjen frikë që të përgjigjet rreth kësaj çështje. /Ballkani.info/