Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka bërë homazhe te arkivoli i djalit të ish-kryeparlamentarit Nexhat Daci, Arianit i cili vdiq tragjikisht dje pasi e zuri një ortek bore në Brezovicë.

Homazhet për nder të zëvendësministrit Daci janë duke u mbajtur në hollin e kuvendit të Kosovës dhe do të zgjasin deri në orën 11:45.

Më pas do të mbahet një mbledhje komemorative dhe në orën 13:00 do t’i jepet lamtumira e fundit Arian Dacit.