Kryeministri bullgar, Bojko Borisov, duke e komentuar arrestimin e gjashtë spiunëve rusë në Bullgari, i ka dërguar një mesazh të qartë Rusisë, ku thotë se “Rusia duhet të ndaloj të spiunoj Bullgarinë”.

Borisov është shprehur se Bullgaria do të mbrojë me vendosmëri sigurinë dhe pavarësinë e saj, si dhe ka falënderuar prokurorinë dhe shërbimet speciale bullgare për aksionin e suksesshëm,

Në lidhje me masat që Bullgaria do të ndërmerr pas arrestimit të spiunëve rusë, Borisov ka thënë se, ky është edhe një rast ku Bullgaria do të duhet të shpallë diplomatët rusë “persona non grata”.

Borisov ka paralajmëruar se si përgjigje ndaj spiunimit në Institucionet shtetërore bullgare, pritet të ketë masa ndaj diplomatëve rusë në Bullgari, duke thënë se, ky është edhe një rast ku Bullgaria do të duhet të shpallë diplomatët rusë “persona non grata”.