Kryeministri britanik Sir Keir Starmer sapo ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë për takimin e tij me Presidentin Donald Trump.

Sipas mediave të huaja, një roje nderi ishte vendosur në hyrje të ndërtesës historike. Po ashtu, kishte një roje nderi përgjatë rrugës që të çon te dyert e Krahut Perëndimor, shkruan A2 CNN.

Presidenti amerikan e priti kryeministrin te dera me një shtrëngim duarsh të ngrohtë dhe të dy pozuan për disa foto të realizuara nga stafi dhe mediat.

Një gazetar iu drejtua presidentit amerikan: “A mund të arrihet një marrëveshje paqeje në Ukrainë?”

Trump u përgjigj: “Po. Mundemi.” .

Më pas të dy hynë brenda për bisedime në Zyrën Ovale.