Kryeipeshkvi Dodë Gjergji shkon në BIK për Fitër Bajram

Kryeipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës me rastin e festes se Fitër Bajramit.

Ai uroi të gjithë besimtarët për këtë festë, duke iu dëshiruar shëndet dhe punë të mbarë.

Kryeipeshkvi shfaqi shqetësime lidhur me largimin e qytetarëve nga vendi, duke thënë se duhet të bëhet më shumë në këtë aspekt.

“Me të vërtet është kënaqësi që shqiptarët kremtojnë festat së bashku”.

“Ne kemi edhe shqetësimet e përbashkëta si ikja e njerëzve prej vendit. Dashuria ndaj vendit është e madhe andaj edhe kërkon sakrifica” u shpreh ai.