Kryeinfermierja në Podujevë akuzon Shpejtim Bulliqin se po i bëjnë presion për t’u larguar nga vendi i saj i punës

Kryeinfermierja në Podujevë, Ganimete Haxhiu, ka denoncuar publikisht, Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryetarin e ri të kësaj komune, Shpejtim Bulliqi, se po i bëjnë trysni për të hequr dorë nga vendi i saj i punës.

Në një shkrim të saj në rrjete sociale, Ganimete Musliu, e ka quajtur absurde presionin që po i bëhet asaj që të heq dorë nga vendi i saj i punës, si kryeinfermiere në Podujevë.

Në reagimin e saj, Haxhiu thotë se është absurde që të kërkohet nga ajo të heq dorë nga ekzistenca e saj dhe e fëmijëve të saj.

“A thua kjo qenka siguria dhe barazia e proklamuar e atyre qe e kishin gojen plotë e që sot janë në pushtet?”, ka thënë ndër të tjera Haxhiu.

Shkrimi i saj i plotë nga ndërhyrje:

Të dashur familjar , kolege/ë dhe miq!

Sot nga mëngjesi kam perjetua diçka që është apsurde në një shoqëri e vend demokratik!

Pushteti i ri në Podujevë sot më ka bë presion tërë ditën që unë te heq dorë nga vendi i punës në të cilin jam në bazë të konkursit të rregullt dhe meritave me kontratë pune te përhershme.

Si është e mundur të më kerkohet te heq dorë vullnetarisht nga egzistenca ime dhe e fëmijeve te mij.

A thua kjo qenka siguria dhe barazia e proklamuar e atyre qe e kishin gojen plotë e që sot janë në pushtet ?
GH