Kryediplomatja gjermane flet në Beograd për takimin e ri Kurti-Vuçiq

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, në një konferencë të përbashkët me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, ka paralajmëruar se Berlini zyrtar, pas zgjedhjeve presidenciale në Serbi, do të përpiqet të arrijë një marrëveshje gjithëpërfshirëse në dialogun Kosovë-Serbi.

Ajo ka theksuar se në këtë proces nevojitet një progres më i dukshëm derisa shtoi se Gjermania do të jetë më e pranishme në të ardhmen në Ballkanin Perëndimor.

“Gjermania dëshiron të kontribuojë në takimin mes qeverive të Beogradit dhe Prishtinës pas zgjedhjeve dhe të ndërmarrë hapa konkretë për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse”, tha ajo.

Ndërkaq, Vuçiq ka thënë se kur bëhet fjalë për Kosovën, Serbia ka qëndrime të ndryshme me Gjermaninë, por se tha se u pajtuan me ministren gjermane se dialogu është ai që zgjidh problemet.