Kryediplomatja gjermane, Annalena Baerbock e rikonfirmon mbështetjen ndaj Kosovës për anëtarësim në KE
Annalena Baerbock, Ministre e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, ka rikonfirmuar mbështetjen e Gjermanisë për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.
Baerbock, në Komitetin e 132-të të Ministrave të Këshillit të Evropës në Torino, ka thënë se vizita e saj në Ballkanin Perëndimor e ka bërë të qartë se sa vendimtare është intensifikimi i bashkëpunimit të perëndimit me vendet e këtij rajoni në këto momente vendimtare duke pasur parasysh agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës, shkruan lajmi.net.
Tutje, ajo ka thënë se kjo është arsyeja pse Gjermania e mbështet dëshirën e Kosovës për tu bërë pjesë e Këshillit të Evropës.
“Vizita ime e fundit në vendet e Ballkanit Perëndimor më bëri të qartë se sa vendimtare është intensifikimi i bashkëpunimit tonë me këto shtete në këtë moment vendimtar. Kjo është arsyeja pse ne mbështesim dëshirën e Kosovës për t’iu bashkuar familjes së shteteve anëtare të Këshillit të Evropës”, ka thënë Baerbock.
Second: My recent visit to the Western Balkan countries made clear to me how crucial it is to intensify our cooperation with these states at this decisive moment. That is why we support #Kosovo’s wish to join the family of Council of Europe member states. @ABaerbock 5/7
— GermanForeignOffice (@GermanyDiplo) May 20, 2022