Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, bashkë me nënkryetar e Kuvendit, Bedri Hamzën ka pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Luigi Di Maio.

Pas këtij takimi, Di Maio do t’u flasë deputetëve të Kosovës në një seancë plenare të jashtëzakonshme.