Kryediplomati grek flet me Lajçakun për tensionet në veri

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias dhe përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, kanë zhvilluar të hënën një bisedë telefonike në lidhje me situatën në veri të Kosovës.

Dendias përmes një postimi në Twitter, ka thënë se me Lajçakun diskutuan për mundësitë e uljes së tensioneve në këtë pjesë të Kosovës.

Kosova ka hyrë në ditën e dhjetë që nga vendosja e barrikadave në veri.

Ato janë vendosur që nga 10 dhjetori, si protestë pas arrestimit të ish-policit, Dejan Pantiq, i cili dyshohet se ka sulmuar policinë dhe zyrtarët e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në veri.