Kryediplomati gjerman për dialogun Kosovë-Serbi: Do të ketë kompromise

Çështja e kompromise në mes të Kosovës dhe Serbisë është diçka e cila është e kuptueshme kur bëhet fjalë për dialog mes dy vendeve dhe normalizim të raporteve. Kështu ka thënë kryediplomati gjerman Heiko Mass, i cili po qëndron për një vizitë 1 ditore në Kosovë.

Ai ka thënë para gazetarëve se në fund të procesit të dialogut njohja e Kosovës si shtet nga ana e Serbisë do të jetë njëri nga elementet e zgjidhjes, por se ka përmendur edhe kompromiset nga të dyja palët.

“Njohja e Kosovës do të jetë një nga elementet e zgjidhjes, përtej kësaj nga të dy anët, kjo është normale, në dialogë mes vendeve, ka kompromise dhe unë nuk duan të heq linja të kuqe, por e di që edhe nga ana tjetër për shkak të rrethanave historike do të jetë e vështirë, unë shpresopj dhe dua të ketë gatshmëri nga dy palët për të gjetur kompromise, në një kohë”, tha Mass.