Kryediplomati finlandez sot viziton Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme të Finlandës, Pekka Haavisto, sot pritet ta vizitojë Kosovën.

Me këtë rast ai do të takohet me homologun kosovar Behgjet Pacollin dhe pas takimit ata do të mbajnë një konferencë për media.

Ministri Pekka Haavisto do të pritet në takim edhe nga kryeministri në largim, Ramush Haradinaj.

Takimi mes tyre do të zhvillohet brenda hapësirave të Qeverisë së Kosovës.

loading…