Kryebashkiaku i New Yorkut jep dorëheqje rreth akuzave për abuzimin seksual të 11 grave

Kryebashkiaku i New Yorkut, Andrew Cuomo, ka dhënë dorëheqje të martën, rreth një javë pas publikimit të një raporti inkriminues nga zyra e prokurorit shtetëror, që e ngarkonte atë raste të shumëfishta të abuzimin seksual.

Që atëherë, Cuomo është përballur me rrezikun e inicimit të procedurave për impiçment. Akuzat e ngritura ndaj tij për abuzim seksual kanë ndodhur rreth një vit pasi që është lavdëruar në mbarë vendin për raportimet e tija të përpikta ditore dhe për menaxhimin me pandeminë në ditët më të errëta të COVID-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kryebashkiaku demokrat, që e ushtronte mandatin e tij të tretë në detyrë, ka qenë përherë e më i izoluar përderisa anëtarët e Asamblesë shtetërore po përgatiteshin për inicimin e impiçmentit. Shkas për këtë është bërë raporti i prokurores kryesore të shtetit, Letitia James, në të cilën shpalosen në hollësi pretendimet e 11 grave për abuzime seksuale.

Më herët, Cuomo ka hedhur poshtë sjelljet e pahijshme ndaj ndonjërës prej grave që e kishin akuzuar për abuzime. Ndërkaq, i kishte sfiduar thirrjet për dorëheqje nga figurat kryesore demokrate, përfshirë presidentin Joe Biden.