Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, ka qëndruar sot në Deçan, ku ka takuar të parin e qytetit, Bashkim Ramosaj.

“Decani ka jo vetem nje kryetar te suksesshem, nje kontributor per liri familjarisht, nje familjar model, por dhe nje mik qe ka ndertuar ura komunikimi ne gjithe shqiptarine! Ai gezon respekt nder kolege kudo! Eshte nder ta kesh mik, privilegj dhe shans ta kesh drejtues!”, ka shkruar ndreu.

Postimi i plotë:

Ne Decan me Bashkim Ramosaj, Kryetarin qe e kam zili per transformimin gjigand me pune!

I kerkova nje vile meqe ra fjala, se degjova se po shperndan, nuk kishte!🤣🤣🤣

Decani ka jo vetem nje kryetar te suksesshem, nje kontributor per liri familjarisht, nje familjar model, por dhe nje mik qe ka ndertuar ura komunikimi ne gjithe shqiptarine! Ai gezon respekt nder kolege kudo! Eshte nder ta kesh mik, privilegj dhe shans ta kesh drejtues!

Sa per garen elektorale, nuk prononcohem sepse e di fituesin!🤣

“Kur përfundon rrahja e mendimeve, shpifja bëhet vegël në duart e humbësit” – Sokrati