Krujë o qytet i bekuar- Fragment poeme nga Naim Frashëri

Kruj’, o qytet i bekuar!
Prite, prite Skënderbenë,
Po vjen si pëllump i shkruar,
Të shpëtonjë mëmëdhenë
Shqipëtarët t’i shpëtonjë
Nga xgjedh’ e keq’e Tyrqisë,
Edhe ty të të nderonjë,
Që je krej’i Shqipërisë,
Ka pas trima shqipëtarë,
Që s’u trembet syri kurrë,
Ndë zëmërt të tij ka zjarrë,
Ësht’ i urt’ e trim e burrë.
Mirë se erdhe, o verë!
Që na prure mirësinë,
Dhe për shumë vjet të tjerë
E zbukurofsh Shqipërinë.
O Shqipërizë! gëzohu,
Se të erdhi prapë dita,
Lulëzohu, zbukurohu,
Të zbriti nga Zoti drita!