KRU Prishtina: Uji në liqenet e Batllavës dhe Badocit është nën nivelin maksimal

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar për gjendjen me ujë në liqenet e Batllavës dhe Badocit.

Sipas KRU-së, gjendja është nën nivelin maksimal të kapërderdhjes.

“Niveli i ujit në liqenin e Batllavës sot është 1.19 metra nën nivelin maksimal të kapërderdhjes, ndërsa Badoci me 7.65 metra”, thuhet në njoftimin e KRU-së.

Njoftimi i plotë:

Liqenet akumuluese Batllava dhe Badoci

Prishtinë, 20 qershor – Ju njoftojmë me gjendjen e liqeneve akumuluese sipërfaqësore Batllava e Badoci, niveli i ujit në liqenin e Batllavës sot është   -1.19m  nën nivelin maksimal të kapërderdhjes , ndërsa Badoci   -7.65m.

Shpenzoni racionalisht ujin e pijshëm!

Javën e fundit, përgjatë inspektimit të terrenit janë zënë me dhjetëra kyçje ilegale.

Keni parasysh, kyçjet ilegale dhe mospagesa e faturave të ujit, faktorët kyç në rrezikimin e furnizimit me ujë të pijshëm!