KRU Prishtina tregon për nivelin e ujit në Liqenin e Badovcit dhe Batllavës

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar për nivelin e ujit në Liqenin e Badocit dhe atë të Batllavës.

Në njoftim nga KRU “Prishtina” kanë treguar se niveli i ujit në Liqenin e Badocit është 640.60m mbi nivelin e detit ose 9.25m nën nivelin maksimal.

Kurse, 631.57m mbi nivelin e detit është niveli i ujit në Liqenin e Batllavës.

“Batllava / 631.57 m mbi nivelin e detit ose 3.43 nën nivelin maksimal. Badovci / 640.60 m mbi nivelin e detit ose 9.25 m nën nivelin maksimal”, njofton KRU “Prishtina”.

E javën e kaluar zëdhënësja e Ujësjellësit, Arjeta Mjeku, për KosovaPress ka treguar se reshjet e shiut që përfshinë vendin, ka bërë që të rritet niveli i ujit në këto dy liqene.