Një krokodil i madh është kapur nga kamera, duke u sulur në drejtim të një grupi fëmijësh që ishin duke peshkuar në qytetin e largët të Queensland të Aurukun.
Sipas mediave të huaja, krokodili mund të shihet duke lëvizur nëpër ujë drejt grupit të fëmijëve të mbledhur në breg, të cilët duken duke u argëtuar, duke hedhur gjësende në ujë.
Siç bëhet e ditur, videoja ishte postuar në Facebook nga Rosie Woolla.
Ajo ka shkruar se një fëmijë kishte hedhur një shishe uji drejt kafshës në përpjekje për të zbuluar se sa e madhe ishte.
Për fat të mirë, asnjë nuk kishte pësuar ndonjë lëndim.
