Kroasanë të butë e të shijshëm, që të shkrijnë në gojë

Përbërësit:

– 2 filxhanë miell
– 150 gr gjalpë
– 120 ml qumësht
– 3 lugëza sheqer
– 25 gr tharm buke
– pak kripë
– 1 të kuq të vesë
– 1 lugë qumësht

Përgatitja:

Tharmin e bukës fermentojeni me qumësht e sheqer.

Në një enë tjetër bëni bashkë miellin, kripën e gjalpën. Përziejini derisa të fitoni një masë homogjene. Shtoni tharmin e fermentuar dhe bëjeni brumin. Brumin e fituar mbështilleni me folie dhe vendoseni në ngrirje për gjysmë ore.

Pas kësaj periudhe, brumin punojeni në sipërfaqe te përmillur. Pastaj hapeni me petës, ndajeni në pjesë trekëndëshe dhe mbështillini kroasanët. Lërini të pushojnë në tavë për afro 2 orë. Pastaj, furrën ngroheni në 230 gradë.

Para vendosjes në furrë, kroasanët lyejini me një përizierje të kuqit të vesë dhe qumështit. Piqini për 8 minuta në 190 gradë, ndërsa 10-15 minutat e tjerë në 230 gradë. Ju bëfshin mirë!/Me Shije/