Zagreb

Kroacia trajnon Policinë Ushtarake të FSK-së

Në kuadër të Planit të bashkëpunimit bilateral me Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Kroacisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës në Kazermën “Croatia” në Zagreb një skuadër e Policisë Ushtarake të FSK-së (PU) ka ndjekur trajnimin “MP Electroshock Stun Gun Training and MP Drug Test Training”.

Sipas njoftimit të FSK-së, trajnimi është udhëhequr nga instruktorët e Policisë Ushtarake Kroate dhe ka plotësuar të gjitha objektivat dhe qëllimin  në kuadër të përgatitjeve profesionale për pjesëtarët e PU të FSK-së, njofton zyra për informim e FSK-së.

Në ceremoninë e certifikimit i pranishëm nga FSK-ja, ishte atasheu i Mbrojtjes në  Republikën e Kroacisë, Nënkolonel Shpend Zogaj, që në emër të Komandantit të FSK-së ka falënderuar ushtrinë kroate për ndihmën që po jep në ngritjen profesionale dhe bashkëpunimin e shkëlqyer që ka Forca e Sigurisë së Kosovës me Forcat e Armatosura të Republikës së Kroacisë në të gjitha fushat e zhvillimit.