Kroacia “shpërthen” në pjesën e dytë

Nënkampionia e botës, Kroacia, vetëm në pjesën e dytë siguroi pikët ndaj Maltës inferiore. Pjesa e parë e ndeshjes të luajtur të martën mbrëma nuk ofroi gola. Ndërkohë në të dytën kroatët shënuan tri herë për fitore bindëse, 3:0. Ivan Perishiq shënoi për 1:0 në minutën e 62-të. Legjenda Luka Modriq realizoi penallti për 2:0 në minutën e 76-të, ndërsa Josip Brekalo shënoi për 3:0 në minutën e 90-të, pas asistimit të Perishiqit.

Kroacia me fitore ka dalë e para në grup me 6 pikë, sa i ka edhe Rusia në vend të dytë. Në kuadër të grupit H, Qipro shokoi Slloveninë duke e mposhtur 1:0, ndërsa Sllovakia bëri tjetrën befasi duke fituar 2:1 ndaj Rusisë.

Ioannis Pittas shënoi golin e vetëm për Qipron.

Sllovakët fituan me golat e Milan Skriniar e Robert Mak. Mario Fernandes shënoi golin e vetëm për Rusinë.