Kroacia premton mbështetjen e saj për FSK-në

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Rrustem Berisha, priti sot në takim zyrtar ambasadoren e Kroacisë në Prishtinë Marija Kapitanoviq, me të cilën ka biseduar për zhvillimin e marrëdhënieve të shkëlqyera ndërmjet ushtrisë së Kosovës dhe asaj të Kroacisë.

Me këtë rast, ministri Berisha falënderoi diplomaten kroate për mbështetjen e vazhdueshme që vendi i saj po jep për Ministrinë e Mbrojtjes dhe ushtrinë e Kosovës-FSK-në.

Nga ana e saj, ambasadorja Kapitanoviq konfirmoi gatishmërinë e Kroacisë për thellimin e bashkëpunimit dhe mbështetjen edhe në të ardhmen të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-s