Kroacia mike do të ndërtojë kamp ushtarak në Kosovë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka pritur në takim homolgun e saj nga Kroacia, Gordan Gërliq Radman.

Ky takim i cili u mbyll për media, u mbajt në objektin e kësaj ministrie e ku u diskutua edhe një çështje e rëndësishme për siguri.

Kroacia, si duket, ka vendosur ta ndihmojë Kosovën edhe në aspektin e mbrojtjes. Ky shtet pritet të ndërtojë bazë ushtarake në Kosovë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ministri kroat në takim me Gërvallën, e cili tha se ky projekt synon të rris sigurinë në rajon.

“Kemi marr vendim për ngritjen e kampit ushtarak në Kosovë që do të ndikojë në stabilitet të rajonit”, tha Gërvalla.

Ndryshe, Kroacia ka bërë të ditur sot që do të dhurojë 10 mijë vaksina për Kosovën