Kroacia goditet nga një tërmet i fuqishëm

Një tërmet me magnitudë 5.2 e ka goditur Kroacinë qendrore me një epiqendër rreth 50 kilometra në juglindje të Zagrebit.

Tërmeti që u zhvillua në orën 05:28, është ndjerë edhe në kryeqytet, shkruan Reuters.

Ende nuk ka raportime për njerëz të lënduar apo dëme materiale.

“Nuk kemi ende raportime të tilla, por është e mundur që një tërmet i tillë mund të shkaktojë dëme materiale në zonën e epiqendrës, e cila ishte në afërsi të qytetit Petrinja”, ka thënë sizmologu Kresimir Kuk për radion shtetërore.