Krizë për ujë, bie niveli në liqenet e Batllavës dhe Badocit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar për gjendjen me ujë në liqenet e Batllavës dhe Badocit.

Sipas KRU-së, gjendja është nën nivelin maksimal të kapërderdhjes.

“Niveli i ujit në liqenin e Badocit me 9.28 metra nën kuotën e kapërderdhjes, kurse niveli në liqenin e Batllavës është 4.09 metra nën kuotën e kapërderdhjes”, thuhet në njoftimin e KRU-së.

“Shpenzoni racionalisht ujin e pijshëm!”, përfundon apeli i kompanisë.