Krizë në martesë, Victoria zbulon të vërtetën e marrëdhënies me David Beckham

Ikona e modës, Victoria Beckham ka vendosur të flasë për jetën personale, sidomos për marrëdhënien me bashkëshortin e saj. Pati shumë spekulime se David dhe Victoria kanë patur krizë në cift që mund të sillte divorcin mes tyre.

Në një intervistë për “TheGuardian”, ajo ka zbuluar të vërtetën e kësaj historie duke mohuar spekulimet se po përjeton një krizë në martesë.

“Mund të bëhet shumë frustruese. Mirëpo zakonisht ia lë ekipit tim të PR këtë punë. Nuk përfshihem fare. Duhet ta kontrollosh situatën sepse njerëzit me të vërtetë i besojnë ato që i lexojnë, dhe kur është tërësisht një situatë e fabrikuar, bëhet shumë e mërzitshme”, tha Victoria.