Krizë në Google – kompania iu bënë thirrje punëtorëve të punojnë ‘më me përkushtim’

Punëtorët e Google së shpejti mund të kërkojnë punë të reja pasi shefi kryesor i gjigantit të teknologjisë paralajmëroi për ‘krizë ekonomike’, derisa iu bëri thirrje punëtorëve të jenë “më sipërmarrës” dhe të kryejnë detyrat e tyre me “më shumë përkushtim”.

Sundar Pichai, CEO i kompanisë mëmë të Google, Alphabet, tha të mërkurën se do të ngadalësonte ritmin e punësimit për pjesën tjetër të vitit, kompania më e fundit që ndërmerr një masë të tillë pasi inflacioni i lartë prej dekadash dhe pasojat nga kriza e Ukrainës po i bëjnë presion bizneseve, transmeton Telegrafi.

“Duke ecur përpara, ne duhet të jemi më sipërmarrës, duke punuar me urgjencë më të madhe, me fokus më të mprehtë dhe më shumë uri se sa kemi treguar në ‘ditët me diell’”, shkroi Picahi në emailin, që u siguruar nga Wall Street Journal.

“Në disa raste, kjo do të thotë të konsolidohen aty ku investimet mbivendosen dhe të thjeshtohen proceset. Në raste të tjera, kjo nënkupton ndalimin e vendosjes dhe ri-shpërndarjen e burimeve në zonat me prioritet më të lartë”.

Njoftimi lidh kompaninë mëmë të motorit të kërkimit Google, me kompani të tjera të mëdha teknologjike, duke përfshirë Uber Technologies dhe Twitter dhe vjen një ditë pasi Microsoft tha se do të eliminonte disa pozicione.

“Sikurse të gjitha kompanitë, ne nuk jemi imunitet ndaj lëkundjeve ekonomike”, tha Alphabet.

Përpjekjet e punësimit do të përqendrohen drejt roleve inxhinierike dhe teknike, thuhej tutje.